Gjykata e Pogradecit vendosi, të hënën, masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 40 ditë për Blerim Bizgjonin, i akuzuar për abuzim seksual të një 13-vjeçareje.
Gjykata ka lënë 40 ditë afat për të bërë të gjitha ekzaminimet mjeko-ligjore të vajzës.
Gjatë seancës, Bizgjoni, 46-vjeç, mohoi akuzat ndaj tij.
Pak ditë më parë, vajza e abuzuar denoncoi në polici për dhunë dhe abuzim seksual, Bizgjoni, babain e shoqes së saj.
Prindërit e vajzës kanë kërkuar dënimin maksimal për abuzuesin.
Nëna e vajzës ka treguar se 46-vjeçari ka abuzuar me vajzën e saj prej të paktën një viti.
Hetimet për ngjarjen po bëhen nga prokuroria e Pogradecit. Prokuroria dyshon se 46-vjeçari ka abuzuar dhe me një të mitur tjetër.