Dy ministri organizojnë ceremoni për të njoftuar se nesër do të ketë ceremoni tjetër

Nga Exit News
Dy ministri organizojnë ceremoni për të njoftuar se nesër do të ketë ceremoni tjetër

Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Turizmit organizuan, të martën, një ceremoni për të njoftuar se të mërkurën do të shpallin fituesin e tenderit për projektimin e tunelit të Llogarasë.

Ministrja Balluku njoftoi se janë kualifikuar dy projekt-propozime, mes të cilave juria do të vendosë fituesen. Balluku i kërkoi publikisht jurisë që të ‘vazhdojë punën sa më shpejt’ për të përcaktuar fituesin, të cilin do ta njoftojnë në një tjetër ceremoni, të mërkurën:

“I kërkoj jurisë të vazhdojë punën dhe shpresoj të dilni në rezultate sa më shpejtë. Nesër do të presim me padurim emrin e fituesit  dhe për t’i kërkuar atij që ta dorëzonjë këtë projekt sa më parë dhe për të dizenjuar të dhënat teknike të tij.”

Në ceremoninë për dhënien e njoftimit, mori pjesë dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi, i cili deklaroi se ‘tuneli i Llogarasë do të japë mundësinë që të gjitha investimet shqiptare dhe të huaja të ofrojnë një shërbim elitar për zonën e bregdetit.’

Të mërkurën, 16 shtator, pritet të zhvillohet ceremonia për njoftimin e fituesit të tenderit për projektimin.

Mbetet për tu parë nëse qeveria do të organizojë një tjetër ceremoni për hapjen e tenderit për ndërtimin e tunelit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>