Ekipet e negociimit të Kosovës dhe Serbisë nuk kanë gjetur një zgjidhje të pranueshme, për të dyja palët, për çështjen e detyrimeve të përbashkëta financiare dhe për pronën, në takimin e radhës në Bruksel, të enjten.
Pas përfundimit të takimit, koordinatori shtetëror i Kosovës për dialog me Serbinë, Skender Hyseni, tha se palët kanë qëndrime të kundërta për borxhin e jashtëm, dhe për praktikat e trashëgimisë së pronës.
Të njëjtën gjë shprehu edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i cili përmes një postimi në Twitter u shpreh se diskutimet u mbyllën pa një marrëveshje. Ai tha se diskutimet do të vazhdojnë, pa treguar datën e takimit të ardhshëm.
Dialogu Kosovë-Serbi ka rinisur në Bruksel me 16 korrik.