Anëtarët e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili thanë për median pas përfundimit të mbledhjes se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për ruajtjen e formulës së koalicioneve dhe hapjen e listave 100 përqind.
“Ne nuk lëvizim nga kërkesat tona, koalicionet ruhen siç janë dhe lista 100% realisht të hapura”, u shpreh Petrit Vasili, përfaqësuesi I LSI-së në Këshilli.
Ndërsa Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshill, përsëriti kërkesën për ekspertizë të OSBE-së, për ndryshimet e propozuara nga PS.
“Ne nuk lëvizim nga koalicionet parazgjedhore, pa marrë një ekspertizë nga ODIHR. Ne kemi bërë kërkesë zyrtare, presim përgjigje. 14 janari është themeli i funksionimit”, tha Bylykbashi, për median.
Propozimet e socialistëve mund t’i lexoni këtu.