Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Deustche Welle tregoi se qëllimi i vizitës së tij në Gjermani ishte një forum në Bavari.
Ai tha se vizita nuk përfshinte një takim me Kancelaren Merkel, dhe ndalesa në Berlin ishte “thjesht dhe vetëm për të nderuar ftesën e një përfaqësie të gjerë politikanësh dhe sipërmarrësish gjerman”, me interes për Shqipërinë.
Deklaratat kryesore të Kryeministrit ishin:
Shqipëria ende nuk ka një datë për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me BE.
“Konferenca të ndodhë në fund të këtij viti, por edhe nëse nuk ndodh do të ndodhë me siguri vitin e ardhshëm”.
Gjermania nuk do të kushtëzojë nisjen e negociatave për ndryshimet kushtetuese.
“Jam i bindur që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë për Shqipërinë”.
Ligji i medias do të miratohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias
“Ne kemi bërë një ligj, i cili është absolutisht i domosdoshëm, do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias”.
Mos hyrja e opozitës në zgjedhje vendim katastrofik për të
“Nëse një parti vendos të ikë nga zgjedhjet. Është një vendim katastrofik për ata që e marrin. Sigurisht, nuk është një vendim që i bën nder vendit apo që ndihmon në shkëlqimin e demokracisë. Por nuk është absolutisht një vendim që cënon pluralizmin”.