Veliaj: Ngushtimi i rrugëve, legjendë urbane, tek Rruga e Durrësit po bëjmë inovacion

Nga Exit News
Veliaj: Ngushtimi i rrugëve, legjendë urbane, tek Rruga e Durrësit po bëjmë inovacion

Kryebashkiaku Veliaj e ka quajtuar ‘legjendë urbane’ shqetësimin e qytetarëve për ngushtimin e Rrugës së Durrësit.

Në një intervistë për News24 të hënën, Veliaj tha se trafiku në Rrugën e Durrësit ka qenë gjithnjë keq dhe se tani bashkia po bën një ‘inovacion’ për të parë se si mund ta përmirësojë atë:

“Trafiku në Tiranë, sidomos në rrugën e Durrësit ishte keq. Definicioni i inovacionit është provo diçka tjetër dhe provoje si do jetë. Nga rruga e Durrësit hyjmë, nga Mine Peza dalim. Legjendë urbane ky ngushtimi i rrugëve.”

Veliaj mbrojti kthimin e Rrugës së Durrësit në nga një rrugë me katër korsi makinash, në një rrugë me 2 korsi makinash dhe 2 për biçikletat e qytetarët, duke thënë se bashkia ka për detyrë të mbrojë interesat e të gjithëve: dhe të atyre që i japin bi☼ikletës dhe të atyrë që i japin makinës.

“70% e qytetarëve në Tiranë kanë automjete, 9% kanë biçikleta. Edhe këta të fundit paguajnë taksë. Edhe këmbësori, edhe çiklisti, edhe ai me urban, edhe ai me makinë duhet të jenë në proporcion.”

Në fund Veliaj shtoi se në Tiranë sa më shumë rrugë bën, aq më shumë automjete do të kalojnë dhe qyteti ka nevojë për më shumë biçikleta:

“Parimi është sa më shumë rrugë bën, është ftesë që të kalojnë më shumë me automjete.”

Siç Exit News ka shkruar më parë, bashkia Tiranë ka ndryshuar funksionin e Rrugës e Durrësit, një prej rrugëve kryesore për përballimin e trafikut të qytetit dhe arterie e hyrjes së Tiranës.

Nga me katër korsi për qarkullimin e makinave, tani Rruga e Durrësit ka vetëm dy korsi për makina dhe dy për biçikleta e këmbësorë, njësoj në mos më të gjera se korsitë e makinave. Kjo ka rënduar edhe më tej trafikun në qendër dhe ka irrituar qytetarët.

Siç dallohet dhe në foto, zgjedhja e bashkisë për të bërë korsi për këmbësorët dhe në rrugë është e çuditshme, pasi rruga e Durrësit ka në të dy anët trotuarë të gjerë për këmbësorët.

WhatsApp Image at
Rruga e Durrësit

Kjo ndërhyrje është në vazhdën e disa investimeve të kryera nga Bashkia që vështirësojnë trafikun në Tiranë. Publikisht zyrtarët e Bashkisë shprehen se duan të dekurajojnë përdorimin e tepërt të makinave në qytet, por ndërkohë nuk kanë ofruar asnjë alternativë të vërtetë për të lehtësuar lëvizjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>