Pesë mësues në shkollën ‘Shefqet Tançi’, në Bulqizë, janë infketuar me Covid-19. Ato janë karantinuar në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë bashkëshorti i njërës prej mësuesve, i cili punon në të njëjtën shkollë, mësohet se vazhdon të shkojë në punë.
Nuk dihet ende nëse mësueset janë infektuar gjatë mësimit dhe nëse shkolla ka marrë ndonjë masë për të dezinfektuar shkollën dhe testuar mësuesit dhe nxënësit që kanë pasur kontakt me të infektuarit.
Infektimi i mësuesve vjen vetëm pas një jave nga nisja e mësimit në klasa.