Ministri gjerman Roth: Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri të mbahet në dhjetor

Nga Exit News
Ministri gjerman Roth: Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri të mbahet në dhjetor

Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut mund të mbahet në dhjetor 2020.

Ministri gjerman Michael Roth, në një konferencë për shtyp pas takimit të këshillit të përgjithshëm të BE-së, deklaroi të martën:

‘Gjatë presidencës së Kroacisë ne kemi dhënë sinjale të qarta për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe po punojmë intensivisht që të kemi një Konferencë Ndërqeveritare në dhjetor.’

Ministri i Gjermanisë, e cila ka presidencën e radhës së BE-së, theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE:

‘Ballkani Perëndimor nuk është një kopësht shtesë, por kopësht i përparëm i yni dhe do ishte në interes të të gjitha shteteve anëtare, por sidomos për ato shtete që janë fqinje me këto vende ne BP që këto vende të jene vende të paqes dhe bashkëpunimit.’

Konferenca e Parë Ndërqeveritare përcakton fillimin në praktikë të negociatave Shqipëri-BE.

Nëse konferenca do të mbahet në dhjetor, Shqipëria duhet të ketë bërë progress konkret në 15 kushtet që Parlamenti Europian ka përfshirë në rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Për të lexuar më shumë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë dhe sa ka arritur t’i përmbushë deri tani, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>