Kryetari i PD-së Lulzim Basha i kërkoi qeverisë të rimbursojë ilaçet e trajtimit të Covid-19, dhe të sigurojë jetën e mjekëve.
Në një takim me mjekë dhe ekspertë, të mërkurën, Basha foli për koston e lartë të ilaçeve të përdorura për Covid-19 dhe se sa e rëndësishme është jeta e mjekut.
Sigurimi i jetës së mjekut ishte edhe një nga 4 kërkesat e paraqitura nga sindikata e mjekëve qeverisë. Shqipëria është ndër të pakta vende që nuk siguron jetën e mjekut.
Kostot e trajtimit të Covid-19 janë të larta. Ato arrijnë deri në 1 milionë lekë të vjetra për person.