Pacienti 1 me koronavirus në Lucca të Italisë, Marco Bonini ka ndërruar jetë pas rreth shtatë muajsh në terapi intensive. Ai u diagnostikua në 1 Mars dhe që nga 5 Marsi është shtruar në spital. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Luca Menesini i cili shkruajti në Facebook:
“Marco na la, i infektuar me koronavirus nga 1 Marsin dhe që nga “Marsi deri më sot ai luftoi për të kapërcyer së pari Covid-19 dhe pastaj pasojat që Covid-19 kishte lënë në trupin e tij. Pas gjashtë muaj luftë, ai pushoi së luftuari ”
Ai u vendos në terapi intensiv më 24 prill, pastaj u bë shërua nga koronavirusi, por shenjat e shtrimit në spital nga Covid-19 lanë gjurmët e tyre, duke shkaktuar trakeotomi dhe komplikime të tjera.
61-vjeçari vdiq në spitalin Cisanello në Pisa pas një operacioni tjetër të lidhur me një nga pasojat e koronavirusit.