Nënkryetari i dytëv Organizatës së Veteranëve (OVL) të UÇK-së Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për vepra penale pengim të drejtësisë, përmes frikësimit të dëshmitarëve, raporton Radio Evropa e Lirë.
Në fletarrestimin e lëshuar për Haradinajn thuhet se ai gjatë tri konferencave për media, të mbajtura në muajin shtator të këtij viti, ka shpërndarë apo I ka dhënë mundësi mediave të shohin dokumente dhe informacione konfidenciale, që lidheshin me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Haradinaj thuhet në letërnjoftim se “ka përmendur emrat e dëshmitarëve (potencialë) dhe ka dhënë informacione lidhur me vendbanimin e tyre dhe të dhëna të tjera personale”.
Gjithashtu Zyra e Prokurorit arrestoi dhe nënkryetarin Hysni Gucati