Mediu, Rama do t’i manipulojë zgjedhjet pavarësisht ligjit të ri zgjedhor

Nga Exit News
Mediu, Rama do t’i manipulojë zgjedhjet pavarësisht ligjit të ri zgjedhor

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane theksoi se opozita nuk duhet të jetë naive, por të përgatitet të hyjë në zgjedhje me ndryshimet kushtetuese, sepse kryeministri Rama nuk do të ndryshojë qendrim.

“Do ishim naiv nëse do besonim që Rama do ndryshojë qëllimin e vet. Opozita duhet të jetë e përgatitur, do të luajë çdo lloj truku brenda dhe jashtë vendit për të treguar se po e çon vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përballë kësaj opozita duhet të organizohet në ekstremin e mundshëm, si nga pikëpamja ligjore dhe praktike”, tha Mediu, të martën në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv.

Ai tha se pavarësisht ligjit të ri zgjedhor Rama do t’i “manipulojë zgjedhjet me krim, me vjedhje votash”. Mediu pohoi se PR “është e përgatitur si të dal më vete, por ka interesin që të jetë në koalicion sidomos me PD”.

PD dhe aleatët do të zhvillojnë sot, mbledhjen e përjavshme në orën 15:30.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>