Rama njofton heqjen e kufirit me Kosovën, arritjen e marrëveshjes për qarkullimin e mallrave nga Porti i Durrësit

Nga Exit News
Rama njofton heqjen e kufirit me Kosovën, arritjen e marrëveshjes për qarkullimin e mallrave nga Porti i Durrësit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në Uashington është një hap pozitiv për Kosovën.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive ai e konsideroi një turp mosliberalizimin e vizave me Kosovën.

“Takimi i Uashingtonit, rihapja e dialogut me Serbinë, përparimi në axhendën e reformave europiane. Janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës. Në mënyrë të veçanta dua të theksoj qasjen e mençur, kurajoze dhe konstruktive të Kosovës në dialogun e me Serbinë .

S’di çfarë të besoj lidhur me liberalizimin e vizave. Përsëris që mosliberalizimi është turp për BE. Turp i pashlyeshëm e i pajustifikueshëm.

Rama njoftoi se do të heqë kufirin me Kosovën si dhe do të firmoset marrëveshja për hyrje-daljen e mallrave të përbashkëta në Portin e Durrësit.

“Padyshim që nuk mjafton dhe ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE në rajonin tonë, duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën për të krijuar databasen e përbashkët dhe për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve dhe daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët, gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit.

Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për hyrje-daljen e mallrave na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, deri para pak vitesh, shndërrimin e këtij porti në një port de facto edhe të Kosovës.”

Rama shtoi se së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës si hap “për të zhvilluar korridorin dixhital Prishtinë Tiranë mbështetur në teknologjinë 5G.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>