Kryeministri Edi Rama e konsideroi një turp mosliberalizimin e vizave me Kosovën, ndërsa theksoi se pjesmarrja e Kosovën në minishengen do të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia.
Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Rama tha se Kosova po mbetet peng e dinamikave të brendshme të vendeve anëtare të BE-së.
“Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE. Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme në vende të caktuara të BE. Kosova e paguan me mosliberalizim të vizave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash.”
Ndërkohë në lidhje me minishengenin, ai u shpreh se do të sjellë më shumë ekonomi, paqe në rajon dhe njohjen e Kosovës.
“Zgjerimi dhe integrimi i tregjeve në rajon nuk sjell asgjë të keqe, përkundrazi sjell më shumë ekonomi, punësim dhe mundësi për paqe apo zgjidhjen përfundimtare të çështjes themelore, që është njohja e Kosovës nga Serbia”