Drejtori Qendror i Policisë Kriminale në Itali, Vittorio Rizzi i kërkoi autoriteteve shqiptare të hetojnë komunikimet mes grupeve kriminale shqiptare dhe italiane, sipas njoftimit për media të Ambasadës Italiane në Tiranë, pas përfundimit të vizitës dy ditore të misionit italian në vend, të publikuar sot (2 tetor).
Rizzi gjithashtu falenderoi policinë shqiptare për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, ne vecanti për operacionin Los Blancos.
Sipas njoftimit të ambasadës, “kjo vizitë e strukturave të larta të policisë italaine u kërkua me këmbëngulje nga ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, i cili morri pjesë në të gjtiha takimet”.
Vittorio Rizzi, i cili u dekorua nga Lleshaj me medaljen e arët për ndihmën e tij në luftën kundër trafikut në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu e falenderoi Rizzin për punën e tij, duke treguar se policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane kanë zhvilluar 14 operacione të përbashkëta dhe kanë arrestuar 54 shtetas shqiptar dhe italianë.