Kryeministri Rama dekalroi se shteti shqiptar nuk ka humbur asnjë çështje në arbitrazh dhe nuk ka asnjë proces të nisur.
Në një komunikim me gazetarët mbas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, Rama u shpreh:
“Deri më sot që flasim, deri përpara kësaj mbledhjeje të paktë, nuk kemi ne asnjë proces në Arbitrazh të përfunduar, ku ne të kemi humbur. Thjesht nuk kemi. Kemi skuadra të përbashkëta të Avokaturës së Shtetit, që punojnë për t’i zbrampsur këto vendime, që janë të natyrës paraprake.”
Pak më parë Presidenti Ilir Meta pohoi se Shqipëria ka humbur shumë çështje në arbitrazh dhe së fundmi ka nisur një proces tjetër.