Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë serbëve në rajon, në mënyrë që të ndalojnë formimin e Shqipërisë së Madhe.
Në një deklaratë zyrtare në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, me titull ‘Ministri Vulin: Atë që ju jepni Shiptars [shqiptarëve], ju nuk mund t’i ndaloni serbëve’, Ministri Vulin komentoi se vendimi në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për t’i dhënë Kosovës një port në Shqipëri arriti krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.
Për këtë arsye, serbët në rajon duhet të bashkohen për të ndaluar këtë ‘katastrofë të madhe’.
Deklarata e ministrit vjen pasi qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan marrëveshje për disa çështje të premten, në një nga takimet e tyre të rregullta.
Kryeministri Rama njoftoi se Kosova do të ketë një port në Durrës.
“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e një Shqipërie të Madhe’. Si çdo herë deri më tani, Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë,” vazhdoi Vulin.
Në deklaratën e tij zyrtare, Vulin i quajti shqiptaret “shiptar”, fjala denigruese e përdorur nga serbët përgjatë historisë ndaj shqiptarëve, përkundër “albanski”.
“‘Shiptars’ mund të bashkohen dhe mund të kapin territoret e njerëzve të tjerë, dhe serbët nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre, kështu që gënjeshtra përsëritet se ‘Shqipëria e Madhe’ është një Shqipëri e natyrshme, ndërsa serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen,” ai shtoi.
“‘Shqipëria e Madhe’ është një paralajmërim për një katastrofë të madhe, thyerjen dhe shkatërrimin e shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë Shqipërinë e Madhe dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt koha e paqes do të fillojë në Ballkan. Ju nuk mund t’i ndaloni serbët nga ato që i lejoni ‘shiptars’, “deklaroi Ministri Vulin.
Në mënyrë të ngjashme, Vulin kërcënoi Bosnjën dhe Hercegovinën me shpërbërje muajin e kaluar, përmes një deklarate të mundshme të pavarësisë së Republika Sprska, nëse Bosnja vendos të njohë pavarësinë e Kosovës.