Pas një mëngjesi ku shkëmbyen akuza të ndërsjellta me njëri tjetrin, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë vijuar replikat përmes rrjeteve të ndryshme sociale.
Presidenti publikoi një video të 20 viteve më parë ku Rama fliste për aftësitë e veçanta të Ilir Metës, dhe frymën europiane që ai përfaqësonte sipas tij.
Në shënimin në rrjetin social Facebook Meta i kërkoi Ramës të jetë ai që pranon frymën europiane duke hapur listat.
Kryeministri Rama iu përgjigj presidentit në Twitter, ku tha se nuk i heq asnjë presje atyre çka thënë më parë, por kjo nuk ndryshon faktin që ai (Meta) sot po ngatërron dynjanë.