Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së në mënyrë indirekt u shpreh se LSI mund ët garojë e vetme në zgjedhjet e 2021. Në një bisedë me gazetaren Ilva Tare, të hënën pasdite, në Euroneës, Kryemadhi u shpreh se:
“Koalicioni nuk është letër, është frymë. Logoja e LSI as ka ikur ndonjëherë dhe as nuk do të ikë. Beteja e LSI-së, opozitës dhe e shqiptarëve nuk ka nevojë për koalicione, sepse janë bashkë kundër Edi Ramës. 99% e tyre sot janë kundër tij”.
Kryemadhi tregoi se mund të garojë edhe përballë Edi Ramës në Durrës, por nuk përjashtoi edhe garimin ne Tiranë, Fier e Elbasan:
“Aty ku janë socialistët më të papërfaqësuar, aty do të jetë Monika Kryemadhi. Ka kohë, pse jo dhe në Durrës. Ka kohë, do jetë surprizë”.