Eksperti kryesor i ShBA-ve për koronavirusin, Anthony Fauci tha të enjten se terapia eksperimetale me Regeneron ka ndihmuar në shërimin e presidentit Trump nga koronavirusi.
“Ka mundësi që trajtimi të ketë përmirësuar shendetin e tij”, tha Fauci gjatë një interviste në MSNBC.
Regeneron është një ilaç i ri i bazuar në antitrupa të marra nga qelozat e vezoreve të brejtësve. Ai është në fazë testimi dhe ende nuk ka marrë konfirmim për tu përdorur në masë.
Fauci gjithashtu tha se pandemia, e cila ka vrare më shumë se 210 mijë njerëz në Amerikë dhe më shumë se 1 milionë në të gjithë botën, është më e rrezikshme se sa një grip sezonal.
Deklarata e Faucit bie në kundërshtim me deklaratën e Trump se koronavirusi është si grip.