Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti falenderoi ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës për anëtarësimin në BE dhe në NATO.
Në një deklaratë për shtyp, Zyra e Kryeministrit njofton se Hoti dhe Dendias në takimin e sotëm (9 tetor) kanë biseduar për bashkëpunimin ekonomik, kryesisht në fushën e energjisë.
“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, tha kryeministri Hoti.
Ministri Dendias shprehu gadishmërinë e Greqisë për të ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimti euroatlantik.
Greqia është një ndër pesë vendet e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.