Policia e Korçës ka ndaluar, mbrëmjen e së premtes, një kamion me rreth 80 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët ishin nisur nga Korça në Tiranë, me destinacion pikat kuftare të veriut.
Policia ka arrestuar shoferin e kamionit.
Ky është rasti i parë që policia zbulon tentativën për trafikimin e emingratëve të paligjshëm përmes kamionëve.
Prej muajsh, policia arreston çdo ditë persona që ndihmojnë emigratët e paligjshëm të kalojnë kufijtë drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Por deri më tani transporti i tyre është bërë në makina personale.
Duket se me shtimin e emigrantëve që kanë nevojë për transport dhe të kontrolleve të policisë nëpër makinat individuale, trafikantët kanë gjetur mënyra të reja të lëvizjes së emigrantëve.