Turqia do të fillojë të deklarojë edhe numrin e rasteve të të infektuarve me koronavirus që nuk tregojnë simptoma, nga data 15 tetor.
Deklaratën e bëri ministri i shëndetësisë, pas kritikave se bërja publike vetëm e rasteve që shfaqin simptoma të virusit nuk lejon të kuptohet shtrirja e vërtetë e pandemisë.
Në fund të muajit Korrik, Turqia ndryshoi mënyrën se si raportonte të infektuarit, duke treguar sa “pacientë” kishte, jo sa “raste” me koronavirus.
Në 30 shtator, ministri i shëndetësisë turke, Fahrettin Koca, tregoi se qeveria po raportonte vetëm numrin e rasteve pozitive me koronavirus që tregojnë shenja të virusit.
Pas kritikave nga mjekë dhe parti të opozitës, qeveria vendosi të përfshijë në raportim edhe personat e infektuar, por që nuk tregojnë simptoma të Covid-19.