Nga e enjtja, 15 tetor, policia do të kontrollojë rrugëve nëse qytetarët mbajnë maska mbrojtëse apo jo.
Në një konferencë për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu deklaroi se ‘patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës’.
Veliu paralajmëroi se policia do të gjobisë të gjithë qytetarët që nuk mbajnë maska, në kundërshtim me vendimin e qeverisë për të bërë të detyrueshm si në ambientet e mbyllura dhe ato të hapura, maskat mbrojtëse.
Sipas shefit të policisë, qëllimi nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre.
Prej 15 tetorit, mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë detyrim për çdo qytetar, në të gjitha ambientet, të mbyllura dhe të hapura. Të gjithë ata që shkelin urdhërin do të gjobiten dhe gjoba do të paguhet bashkë me faturën e ujit.