Kryeministri italian Giuseppe Conte, lajmëroi, të martën, masa të reja kufizuese për mbledhjet, restorantet, sportet, dhe aktivitetet shkollore në një përpjekje për të ngadalësuar koronavirusin, raporton Reuters.
Kjo është hera e dytë në një javë që qeveria ashpërson masat, duke qënë se ata janë vendi më pak i prekur në Evropë, në krahasim me Britaninë dhe Spanjën.
Këto masa merren me qëllim shmangien e mbylljes së plotë të vendit. Vendimi do të hyjë në fuqi të mërkurën dhe do të jetë I vlefshëm për 30 ditë.
Ndalohet organizimi i festave në shtëpu ose qendrimi bashkë i më shumë se sa 6 personave. Ndërsa ceremonitë dhe dasmat kufizohen në 30 veta.
Conte u shpreh se nuk do të dërgojë policinë në shtëpitë e qytetarëve, por ata duhet ët vetëndërgjegjësohen dhe të qendrojnë në shtëpi.
Qeveria ka vendosur mbajtjen e maskeve kudo, në ambjentet e brendshme dhe të jashtme, ku ndodhesh nën shoqërinë e personave jashtë bërthamës familjare.
Restorantet do të qendrojnë të hapura deri në mesnatë, por shërbimi do të mbyllet në orën 21:00. Kjo bëhet me qëllim ndalimin e grumbulimeve jashtë bareve pas mesnate.
Ndalohet aktivitetet sportive, me përjashtim të atyre të organizuara nga shoqatat kombëtare, ose federatat kombëtare.
Shkollat do të qendrojnë të hapura por aktivitetet brenda klasës do të minimizohen, dhe do të ndalohet aktivitetet jashtëshkollore.
Ministria e Shëndetësisë raportoi 5, 901 raste të reja në 24 orët e fundit, numri më i lartë ditor që prej marsit, kur u mbyllën restorantet, baret, dhe zyrat.
Fatmirësisht, shprehen autoritetet italaine, numri i vdekje është sjhumë larg numri 900 si në kohën e pikut të pandemisë.