Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për ndërtimin e gazsjellësit TAP, i cili pritet të fillojë punën në muajin nëntor, duke e konsideruar atë një hap strategjik.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan se TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë, përmes Greqisë dhe Shqipërisë.
“Ky është hap strategjikisht i rëndësishëm. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia”