Gjykata e Posaçme e AntiKorrupsion ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për zëvendësdrejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi.
Shkëmbi po hetohej për rreth 6 muaj pasi dyshohej se kishte nxjerrë informacione të rëndësishme në lidhje me veprimet e policisë ndaj një grupi të fuqishëm kriminal. Tani ai akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe nxjerrje të informacioneve.
Shkëmbi u pezullua nga puna në 29 shtator nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.
Shkëmbi më 28 shkurt u konfirmuan në detyrë nga komisioni i vetingut në polici. Ai rezultoi i pastër në të treja shkallën e vlerësimit, pasuri, etikë, profesionalizëm.
Për të lexuar më shumë rreth kësaj çështje kliko këtu.