Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili e quajti absurde akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha për inceneratorët e mbetjeve.
Në një postim në Twitter, Basha deklaroi se plehrat janë kudo në Shqipëri dhe se 70 milionë euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Ai shtoi se Rama do të jetë i pandehur për këtë aferë në të ardhmen.
“Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve.”