Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin është larguar nga samiti i Bashkimit Evropian, i cili po zhvillohet në Bruksel, pasi një deputet me të cilin ka pasur kontakt, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Marin pohoi se do të kthehet menjëherë në Finlandë, do të testohet dhe do të futet vullnetarisht në karantinë.
Më herët, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von den Leyen u largua nga samiti pasi një anëtar i stafit të saj ishte infektuar me koronavirus.