Italia regjistroi 10,925 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, tha Ministria e Shëndetësisë të shtunën, rreth një mijë raste më shumë se sa dita e premte.
Kishte gjithashtu 47 vdekje të lidhura me Covid-19 të shtunën, 10 më pak karahasuar me një ditë më parë, tha ministria, dhe shumë më pak sesa në kulmin e pandemisë në Itali në mars dhe prill kur fatkeqësitë ditore arritën kulmin në më shumë se 900 persona.
Italia ishte vendi i parë në Evropë që u godit nga Covid-19 dhe ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në rajon pas Britanisë, me 36,427 viktima që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt, sipas shifrave zyrtare.