Pas rënies së qarkullimit të shkaktuar nga masat kufizuese për parandalimin e koronavrusit, një restorant në Hungari ka ofruar një mundësi për një darkë me pamjen e gjithë qytetit, në një ambjent të sigurt ndaj virusit Covid-19.
Darka u shërbye në rrotën e fsmshme të kryeqytetit, të quajtur “Syri i Budapestit”.
Kabinat personale të kësaj rrote gjigande janë perfekte për mbrojtjen nga virusi dhe çmimi për një darkë me katër pjata kushtoi rreth 150 dollarë.
Pronari i lokalit Costes që organizoi aktivitetin tha se qarkullimi në një nga restorantet e tij është në një të dhjetën e nivelit që ishte përpara pandemisë, ndaj tashmë është i detyruar të gjejë mënyrë të reja për të bërë biznes.