Italia po përballet me një valë të dytë të koronavirusit, teksa çdo ditë po shënon rekord të ri të infektuarish të rinj. Në 24 orët e fundit, në vend u zbuluan 11,705 raste të reja duke e detyruar qeverinë të marrë masa të reja kufizuese.
Disa prej këtyre masave janë:
– Po nxitet gjithnjë e më tepër, mësimi nga shtëpia në ato raste kur është i mundur.
– Pas orës 21:00, do të mbyllen sheshet dhe rrugët e qendrave urbane ku mund të krijohen situata grumbullimi.
– Baret dhe restorantet mund të ofrojnë shërbimin deri në orën 18:00 në tavolinë me jo më shumë se 6 persona. Ndërsa ushqimi i dërguar në shtëpi mund të bëhet në çdo kohë.
– Aktivitetet dëfruese, sallat e bingove lejohen nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 21:00, por vetëm pasi insitucionet përkatëse të kenë kontrolluar zbatimin e gjithë masave dhe protokolleve përkatëse.
– Të gjitha sportet amatore që kërkojnë kontakte fizike do të anulohen.
– Palestrat dhe pishinat mbeten të hapura por, kryeministri paralajmëroi se palestrat do të kenë një javë kohë për të qenë në përputhje me protokollet e sigurisë.
Një ditë parë, qeveria ka miratuar dhe një paketë të re stimuluese për buxhetin e saj të vitit 2021 me qëllim nxitjen e një ngritjeje ekonomike pas recensionit të shkaktuar nga pandemia.