Instituti Ndërkombëtar i Medias (IPI) ka dënuar sulmin me armë kundër makinës së gazetarit kosovar Shkumbin Kajtazi, të dielën.
“Ne dënojmë me forcë sulmin e fundit ndaj makinës që i përket Shkumbin Kajtazit dhe i nxisim autoritetet në Kosovë të hetojnë plotësisht për të identifikuar se kush qëndron pas tyre,” u shpreh të hënën një deklaratë për median, IPI.
“Akte të tilla frikësimi kanë një efekt tronditës mbi lirinë e medias dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve në Kosovë,” shtuan ata.
Makina e Kajtazit u sulmua në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Mitrovicës, Kosovë.
12 plumba u qëlluan në xhamat e makinës, në vendin e shoferit, në çati dhe në pjesën e prapme. Kajtazi e konsideroi sulmin një kërcënim në lidhje me punën e tij si gazetar.