Kryemadhi: Kodi i ri zgjedhor do t’i japë opozitës 100 mandate

Nga Exit News
Kryemadhi: Kodi i ri zgjedhor do t’i japë opozitës 100 mandate

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi theksoi se LSI do të kandidojë e vetme në zgjedhjet e 2021.

“LSI është realitet nuk ikën nga fleta e votimi, ëshët edhe një parti e majtë. Por strategjia elektorale me PD është në fazë të dytë”, tha Kryemadhi në konferencën për shtyp, të martën.

Ndërsa, ajo u shpreh se strategjia zgjedhore mes LSI-së dhe PD-së do të vendoset pasi partitë të mbarojën procesin e zgjedhjes brenda tyre.

Kryemadhi vlerësoi se kodi i ri zgjedhor ka ulur numrin për zgjedhjen e një deputeti, duke bërë të mundur që “opozita të fitojë 100 mandate”, në zgjedhjet e 2021:

“Me kodin e ri zgjedhor duhet 10 001 vota për tu bërë deputet në krahasim me 13 mijë që kërkonte kodi i vjetër”.

Kryemadhi u shpreh kundra shpërndarjes së parlamentit dhe kundra çdo strategjia për shmangien e ballafaqimit me Edi Ramën:

“Unë do të isha kundër shpërndarjes së parlamentit, por respektimit të Kushtetutës. Shpërndarja e parlamentit ndodh me 25 prill. 99 përqind e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, por duhet të orientohen drejt opozitës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>