Kryeministri Edi Rama e quajti kreun e opozitës, Lulzim Basha një person dezhurn.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës Deputeti që duam, ai shtoi se PD nuk mund të qeverisë me të njëjtët njerëz.
” Si mund të kërkojnë të qeverisin kur shohim të njëjtët persona, të njëjtat ide më përjashtim se në vend të liderit historik është një person dezhurn person bosh.”
Rama tha se beteja e PS nuk është më PD por me popullin e të rinjtë, duke i bërë thirrje shqiptarëve të mos votojnë PD e as LSI.