Qeveria ka dërguar të enjten në kuvend marrëveshjen për blerjen e vaksinës kundër koronavirusit.
Qeveria planifikon të blejë një milion e njëqind e dyzet mijë doza vaksine anti-Covid, me vlerë rreth 4 milionë euro.
Shqipëria do të mundet të blejë vaksinën si pjesë e aleancës Gavi, një aleancë mes 80 shtetesh, mes të cilave edhe vendet e Bashkimit Europian, që janë bërë bashkë për të siguara qasje më të mirë në vaksinat anti-Covid.
Vlera prej 4 milionë eurosh do të mbulohet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.