Greqia ka vendosur shtetrrethim natën në zonat më të prekura nga COVID-19, tha të enjten Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Mitsotakis tha se lëvizja do të ndalohet nga ora 00.30 deri në 05:00 në mëngjes në vendet që vlerësohen me rrezik të lartë. Masa do të hyjë në fuqi të shtunën.
Dy rajone në Greqinë veriore, Kozani dhe Kastoria, janë zonat më të prekura.
Greqia raportoi 882 raste të reja, numri më i lartë për muajin.