Bild: Gjermania nis vaksinimin Covid19 në fund të vitit

Nga Exit News
Bild: Gjermania nis vaksinimin Covid19 në fund të vitit

Gjermania po përgatitet të nisë vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit përpara fundit të vitit, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Ministria e Shëndetësisë planifikon të krijojë 60 qendra të posaçme vaksinimi, për të siguruar që vaksinat mund të ruhen në temperaturën e duhur, raporton Bild, pa cituar burimet e tij.

Në një video-konferencë këtë javë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili vetë u diagnostikua me koronavirus të mërkurën, tha se kompania BioNTech e Gjermanisë është afër miratimit të vaksinës së saj.

I pyetur se kur priten vaksinat e para, Spahn tha: “Kjo mund të ndodhë para fundit të vitit”, citon Bild pjesëmarrësit në video-konferencë.

BioNTech po zhvillon vaksinën në partneritet me kompaninë amerikane Pfizer Inc.

Muajin e kaluar, Gjermania ka ndarë 745 milionë dollarë financim për firmat bioteknologjike, BioNTech dhe CureVac, për të shpejtuar punën në vaksinat kundër koronavirusit dhe për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit gjerman.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>