Kompania farmaceutike AstraZeneca njoftoi të premten se Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA) ka autorizuar nisjen e fazës së tretë të provave për vaksinën e koronavirusit, e cila u ndalua në fillim të shtatorit.
Të gjitha provat klinike u ndaluan në shtator pasi një vullnetar u sëmurë rëndë pasi morri dozën e dytë të vaksinës. Në Britani, AstraZeneca i nisi në fillim të tetorit provat pas lejes së Autoritetit Rregullator të Shëndetit.
Deri më tani, Johnson & Johnson është e vetmja kompani që po teston vetëm një vaksinë me vetëm nnjë dozë, dhe po planifikon të rinisë provat, sipas Washington Post. Edhe kjo kompani i ndaloi testimet në 12 tetor pasi një pjesmarrës pësoi infarkt kardiak. Por i rinisi sapo u vërtetua se shkaku i sëmundjes nuk ishte vaksina.
Një zëdhënës i kompanisë AstraZeneca u shpreh se është normale që dikush të sëmuret në testime masive. Por kompania ka përgjegjësinë për të identifikuar arsyen pse vullnetarët mund të sëmuren.
Të dyja kompanitë po përgatiten të publikojn të dhënat e fazës së tretë të vaksinës në fund të vitit.