Qeveria italiane po akuzohet se po “luan me zjarrin”, me kufizimet e reja, të cilat dëmtojnë industrinë e hotelerisë dhe restoranteve.
Punonjësit e hotelerisë dhe restoranteve do të protestojnë përpara parlamentit të dielën, pasdite, gjatë debatit të ministrave për mbylljen e bareve dhe restoranteve.
Kryeministri Giuseppe Conte pritet të njoftoi masat, të cilat mund të përfshijën mbylljen e palestarve dhe pishinave. Qytetarët do të këshillohen të dalin jashtë qyteteve ku banojnë, vetëm për raste emergjente.
Plani për të mbyllur restorantet dhe baret prej orës 18:00 është kundërshtuar nga administrate vendore.
Pronarët e restoranteve u shprehën, se “është e kotë të mbash hapur. Njerëzit nuk do të kenë më para për të shpenzuar, qeveria po luan me zjarrin”, sipas The Guardian.
Italia shënoi 19, 644 raste të reja ditore, të shtunën dhe 151 viktima. Virusi po përphapet me shpejtësi në Lombardi, Kampanja dhe në Lazio. Deri më tani ka 1, 128 persona në terapi intensive. Në krahasim me një javë më parë ky numër është dyfishuar.