Policia ka zbuluar detaje të tjera për atentatin ndaj 50-vjeçari A.T, në Fier, mëngjesin e së hënës.
Dyshohet se vrasësi ka qenë i maskuar dhe nuk mund të identifikohet nga kamerat e bizneseve përreth vendngjarjes.
Po ashtu, qytetarë të ndryshëm në vendngjarje kanë treguar se autori ka ardhur dhe është larguar në këmbë, dhe nuk ka përdorur makinë.
A.T. u vra me një plumb në kokë, në prani të bashkëshortes së tij, të cilën po e shoqëronte për në punë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit, të hënën, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.