Kosova vendos masa të reja kundër Covid-19

Nga Exit News
Kosova vendos masa të reja kundër Covid-19

Të gjitha qendrat tregtare në Kosovë do të mbyllen prej orën 21:00 deri në 05:00.Gjithashtu dhe restorantet do të jenë të mbyllura gjatë orarit të mësipërm, përveç shërbimit merr me vete.

Këto janë masat e reja që ka marrë qeveria e Kosovës për shkak të numri të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Personat mbi moshën 65-vjeçare, mund të dalin nga ora 06:00 deri në 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00, ndërkohë që personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare mund të punojnë nga shtëpia.

Qeveria rekomandoi të reduktohet numri i punonjësve në zyra në institucionet publike dhe private. Ndërkohë vetëm sistemi shëndetësor do të punojë me kapacitet të plotë.

Këto vendime do të hyjnë në fuqi të dielën.

Kosova raportoi të premten një numër të lartë të të infektuarve me koronavirus prej 418 ndërsa numri total i infektuarve është  19,328 .

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>