90 milionë amerikanë kanë votuar tashmë për zgjedhjet presidenciale. Kjo është rreth 65 përqind më shumë e numrit të pjesmarrësve në zgjedhjet e 2016.
Frika nga grumbullimet dhe masat e reja kundër koronavirusit kanë bërë që shumica e amerikanëve të votojnë me post.
Presidenti amerikan Trump po e kalon ditët e mbylljes së fushatës duke kritikuar zyrtarë publikë dhe mjekët, të cilët po përpiqen të luftojnë pandeminë e koronavirusit.
Sondazhet tregojnë se Biden kryeson ndaj Trump, por ata janë afër në shtetet më konkurruese, të cilat do të vendosin zgjedhjet. Votuesit thonë se koronavirusi është shqetësimi i tyre kryesor. Mënyra se si dy kandidatët sillen kundrejt përmbajtjes së virusit do të jetë vendimtare për fushatën.