Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka humbur kontrollin mbi pandeminë.
“Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura”, shkroi Basha në një postim të Twitter të hënën.
Basha bëri thirrje për më shumë vendime dhe ndihmë për shëndetësinë:
“Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!”.