Farmacistët me Bashën: Asnjë protokoll si duhet të trajtojmë të infektuarit me Covid-19

Nga Exit News
Farmacistët me Bashën: Asnjë protokoll si duhet të trajtojmë të infektuarit me Covid-19

Kreu i PD-së Lulzim Basha bisedoi me farmacistët për problemet me të cilat farmcitë po përballen gjatë pandemisë së koronavirusit.

Gjatë takimit me Urdhërin e Farmacistëve, Basha tha se për shkak të kostove të larta të ilaçeve, qytetarët po marrin ilaçe pa paguar në farmaci:

“Trajtimi i Covid-19 ka një kosto të papërballueshme. Vetëm një paketë e vogël e trajtimit rimbursohet.

Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxhes, njerëzit po marrin barna me lista. Marrja e barnave me listë po shndërrohet në këtë dukuri normale.”

Po ashtu Basha ngriti shqetësimin për mungesën e vaksinën kundër gripit sezonal në vend.

“Kemi bërë thirrje për blerjen e dozave të vaksinave për gripin stinor.”

Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve, deklaroi se sistemi farmaceutik është përjashtuar nga administrimi i pandemisë.

“Sistemi shëndetësor ose funksionon si i tërë, ose me hallka të shkëputura dështon. Ne nuk kemi përfaqësim institucional dhe problematikat tona nuk dëgjohen.”

Sipas Tomës, mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të panevojshme për të trajtuar me ilaçe të gjithë qytetarët që i drejtohen farmacive dhe janë në nevojë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>