Italia regjistroi të mërkurën 30,550 raste të reja me koronavirus dhe 352 vdekje nga koronavirusi.
Qeveria ka miratuar kufizime të reja, të cilat do të hyjnë në fuqi të enjten, të tilla si një shtetrrethim nga ora 10:00 deri në 5 të mëngjesit, mbylljen e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe mbylljen e muzeve.
Për sa i përket kufizimeve rajonale, do të ketë një sistem me tre nivele që ndan 20 rajonet e Italisë sipas nivelit të rrezikut, por është ende e paqartë se cilat rajone do të përfshihen në cilat kategori.
Kryeministri Giuseppe Conte pritet të mbajë një konferencë shtypi të mërkurën në mbrëmje, por ende nuk ka lajmëruar për orën.
Masa të tjera kombëtare përfshijnë mësimin në distancë për nxënësit e shkollave të mesme.
Kinematë, teatrot, palestrat dhe pishinat në të gjithë vendin janë mbyllur tashmë, ndërsa baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 18:00, sipas dekretit të fundit të miratuar më 26 tetor.
Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 3 dhjetor.