Mbështetës të Presidentit Donald Trump kanë protestuar të enjten në darkë kundër rezultatit të zgjedhjeve, në shtetet kyçe. Ata besojnë se zgjedhje janë manipuluar ose janë vjedhur.
Mbështetësit e Trump u përplasën me qytetarët që kërkonin vazhdimin e numërimit. Në Arizona, një nga 5 shtetet e SHBA-ve ku ende po numërohen vota dhe dferenca mes Biden dhe Trump është shumë e ngushtë, mbështetësit e të dy krahëve u përplasën jashtë zonën së votimitm, raporton Reuters.
Facebook njoftoi se ka hequr nga platforma të gjitha grupet e aktivistëve pro-Trump që kanë postuar retorike të dhunshme për zgjedhjet.
Mbështetësit e Biden në mënyrë të vazhdueshem kanë kërkuar numërimin e çdo vote.
Ndërsa Trump ka deklaruar se zgjedhjet janë vjedhur por pa treguar asnjë provë. Ai thjesht ka thënë që votat e dërguar me postë mund të manipulohen, edhe pse ekspertëtë shprehet se kjo gjë nuk ndodh në SHBA.