Facebook të enjten hoqi një grup të madh mbështetësish të Presidentit amerikan Donald Trump pas retorikës së dhunshme, me deklarata të rreme mbi manipulimin e zgjedhjeve, raportoi Reuters.
Grupi “Ndaloni Vjedhjen”, i cili bëri thirrje për “të dalim në terren për të mbrojtur integritetin e votës”, po shtohej me 1000 anëtarë të rinj çdo 10 sekonda dhe u rrit em 365 mijë anëtarë në ditë.
“Grupi po organizohej për të deligjitimuar procesin e zgjedhjeve, dhe ne pamë thirrje dhune nga disa anëtarë”, tha një zëdhënëse e Facebook.
Mbështetësin e grupit thanë se ata po organizoheshin për të protestuar në mënyrë paqësore. Zëdhënësi i grup Chris Barron tha se kundërshtarët politik gjithashtu po organizonin një protestë, por ata nuk u ndaluan .
Media sociale nga e marta ka sinjalizuar 11 nga 32 postimet në Tëitter të presidentit, duke e detyruar Trump të postojë reagimet e tij në media të tjera ose në email.
Të enjten kompaia e snapchat hoqi një video nga llogaria e trumpit, në të cilën dëgjohej Biden duke thënë se ai kishte një “organziatë masive të vjedhjes së votës”.
Drejtuesi i fushatës së Trump në median sociale e kundërshtoi vendimin e Snapchat, duke thënë: “Pse nuk e leni popullin amerikan të shohë këtë?”.
Twitter të enjten ndaloi një llogari të përdorur nga ish-drejtuesi i fushatë ssë Trump Steve Bannon, pasi ai regjistroi nëj video ku bëri thirrje për t’i prerë kokën Drejtorit të FBI-së si dhe ekspertit të sëmundjeve infektive Anthony Fauci për mosbesnikëri ndaj Trump.