Magjistratët që janë shkarkuar me vendim të formës së prerë nga organet e vetingut, do të humbasin për 5 vite licencën e avokatit, nëse ndaj tyre do të ketë kallëzime penale.
Vendimi u mor pasditen e së premtes nga Këshilli Kombëtar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.
Vendimi prek dhe ata magjistratë që kanë dhënë dorëheqjen pa kaluar në procesin e vetingut.
Deri më tani, asnjë magjistrat i shkarkuar me vendim të dormës së prerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nuk është ndjekur penalisht.
Në qershor, SPAK ka marrë të gjithë dosjet e procesit të vetingut për 12 ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të shkarkuar, por ende nuk ka asnjë informacion se si po shkon procesi i verifikimit deri tani.