Kryeministri Edi Rama e akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha se po “synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme”, për gjendjen e Covid19 në vend.
Reagimi i Ramës erdhi pas postimit të Bashës në Facebook për rritjen e numrave të të infektuarve në vend dhe rënien në kolaps të spitaleve, sot (9 nentor).
Rama e quajti Bashën “kalama të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet”, duke ju referuar marrjes së pushtetit. Por, sipas Kryeministrit kjo gjë nuk ka për të ndodhur sepse “popullin nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”.
Postimi i plotë i Ramës:
“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!
Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë, por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!
Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”